Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Dhënësi i sadakas dhe tubuesi i zekatit

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
12 dhj 2025

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Dhënësi i sadakas dhe tubuesi i zekatit.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, me hutben e sotme, InshaAllah, do ta përfundojmë kapitullin mbi sadakat dhe shpenzimet e tjera në Islam. Një nga parimet islame, sa i përket dhënësit të sadakas, është që kur ai e sjell sadakan ose zekatin nga pasuria e tij, personi që e pranon atë duhet të sillet mirë dhe të bëjë dua për dhënësin e sadakas ose zekatit.

Pejgamberi alejhi selam ka thënë:

كَانَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، إِذَا أَتَاهُ قَوْمٌ بِصَدَقَتِهِمْ قَالَ: اللَّهُمَّ صَلِّ عَلَيْهِمْ. فَأَتَاهُ أَبِي، أَبُو أَوْفَى بِصَدَقَتِهِ، فَقَالَ: اللَّهُمَّ صَلِّ عَلَى آلِ أَبِي أَوْفَى

I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), kur i vinin njerëzit me lëmoshat e tyre, thoshte: “O Allah! Dërgo paqe dhe bekime mbi ta.” Dhe kur erdhi babai im, Ebu Uvejfe, me lëmoshën e tij, Pejgamberi alejhi selam tha: “O Allah! Dërgo paqe dhe bekime mbi familjen e Ebu Uvejfe.” (Transmeton Muslimi)

Ndërsa, nga rregullat që lidhen me tubuesin e zekatit pra kur shteti musliman dërgon punëtorët e ministrisë së zekatit për ta mbledhur zekatin nga muslimanët të cilëve Allahu i Lartësuar u ka dhënë pasuri — edhe ata duhet të kthehen të kënaqur. Kjo do të thotë që të pasurit duhet të sillen sa më mirë me mbledhësit e zekatit dhe të mos ua vështirësojnë detyrën.

Pejgamberi alejhi selam ka thënë:

قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: إِذَا أَتَاكُمُ الْمُصَدِّقُ فَلْيَصْدُرْ عَنْكُمْ وَهُوَ عَنْكُمْ رَاضٍ.

I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Kur t’ju vijë mbledhësi i zekatit, le të kthehet prej jush i kënaqur me ju.” (Transmeton Muslimi)

Lusim Allahun e Madhërishëm, me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të përsosura, të na japë pasuri me të cilën do ta ruajmë dinjitetin tonë në këtë botë dhe do ta fitojmë kënaqësinë e Tij në botën tjetër.

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
37464

Character Limit 400