Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Festa e Bajramit të Fitrit

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
05 pri 2024

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas alejhi selam, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Festa e Bajramit të Fitrit.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, me datë 10.04.2024 ditë e Mërkurë e kemi festën e madhe të Bajramit të Fitrit 2024. Këtë vit na ka bekuar Allahu i Madhëruar që ta praktikojmë një sunet të faljes së namazit të Bajramit të Fitrit të cilin do ta falim të gjithë së bashku (burrat, gratë, të rinjtë, të rejat, si dhe fëmijët) jashta xhamisë. Kur ishte dita e Bajramit të Fitrit ose Bajram Kurbanit, Pejgamberi alejhi selam i porosiste besimtarët dhe besimtaret që të gjithë të prezantojnë në faljen e namazit të Bajramit në vendin e caktuar paraprakisht jashta Xhamisë. Pejgamberi alejhi selam poashtu i thërriste të prezantojnë në vendin e caktuar paraprakisht për faljen e namazit të Bajrameve edhe ato motra që janë edhe në menstruacion ose që janë lehone por jo edhe të falen, por vetëm të jenë aty bashk në ditën e festës.

Për këtë Pejgamberi alejhi selam në një Hadith thotë:

عَنْ أُمِّ عَطِيَّةَ، قَالَتْ أَمَرَنَا رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم أَنْ نُخْرِجَهُنَّ فِي الْفِطْرِ وَالأَضْحَى الْعَوَاتِقَ وَالْحُيَّضَ وَذَوَاتِ الْخُدُورِ فَأَمَّا الْحُيَّضُ فَيَعْتَزِلْنَ الصَّلاَةَ وَيَشْهَدْنَ الْخَيْرَ وَدَعْوَةَ الْمُسْلِمِينَ.‏ قُلْتُ يَا رَسُولَ اللَّهِ إِحْدَانَا لاَ يَكُونُ لَهَا جِلْبَابٌ قَالَ ‏ "‏ لِتُلْبِسْهَا أُخْتُهَا مِنْ جِلْبَابِهَا

“Na urdhëroi i Dërguari i Allahut s.a.v.s., që ti nxjerrim në Bajramin e Ramazanit dhe të kurbanit: robëreshat e moshërriturat, gratë me menstruacione dhe vajzat. Për sa ju përket grave me menstruacione, ato nuk faleshin, por merrnin pjesë në të mira dhe në duatë e muslimanëve. - I thashë: O i Dërguari i Allahut, ndoshta ndonjëra prej nesh nuk ka xhilbab?- Ai tha: Motra e saj le ta mbështjellë me mantelin e saj." (Transmeton Muslimi)

Që falja e namazit të Bajramit të Fitrit të jetë e kompletuar duhet ti kemi parasysh disa çështje:

  1. Të marrim gusëll (larja e tërë trupit duke e shpërlarë poashtu gojën dhe hundën nga tri herë).
  2. Veshja e rrobave të reja ose më të bukura që i kemi.
  3. Ngrënia e hurmave para daljes për të falur namazin e Bajramit të Fitrit.
  4. Shkuarja herët në musal-la (vend i caktuar paraprakisht për faljen e namazeve të bajrameve dhe të ngjashme).
  5. Ndërrimi i rrugës në shkuarje dhe kthim nga musal-laja (vend i caktuar paraprakisht për faljen e namazeve të bajrameve dhe të ngjashme).
  6. Gratë të jenë më të kujdesshme në veshjen dhe sjelljen e tyre, që ajo të jetë në përputhshmëri me parimet e sjelljes dhe veshjes së gruas muslimane.

Lus Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta për ne, për fëmijët tonë dhe mbarë besimtarët musliman në botë të na pranojë ibadetet (adhurimet) dhe lutjet tona që i kemi bërë në Ramazan, si dhe të na mundësojë, lehtësojë dhe pranojë faljen e namazit të Bajramit të Fitrit. Amin

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
89140

Character Limit 400