Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Jep sadaka (lëmoshë) aq sa të mundesh

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
20 sht 2025

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Jep sadaka (lëmoshë) aq sa të mundesh.

vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, ndodh shpesh te disa vëllezër dhe motra sa i përket sadakas (lëmoshës), nuk e japin atë sa duke thënë „nuk kam shumë për te dhënë dhe s‘jap hiç çka ka me ndihmuar një frang e imja“?!. Një sjellje e tillë është e tëra e gabuar, pasi që Allahu i Madhëruar ua kërkon veprat besimtarëve në bazë të mundësive të tyre, mirëpo aq sa ke mundësi duhet ta bësh dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të heqësh dorë tërësisht nga vepra për aq sa e ke mundësinë ta veprosh, kjo rregull nuk vlen vetëm për sadakan (lëmoshën) mirëpo vlen për të gjitha veprat e mira.

Këtë çështje më së miri na shpjegon hadithi i Pejgamberit alejhi selam ku thotë:

مَا مِنْكُمْ مِنْ أَحَدٍ إِلَّا سَيُكَلِّمُهُ رَبُّهُ لَيْسَ بَيْنَهُ وَبَيْنَهُ تُرْجُمَانٌ فَيَنْظُرُ أَيْمَنَ مِنْهُ فَلَا يَرَى إِلَّا مَا قَدَّمَ، ثُمَّ يَنْظُرُ أَيْسَرَ مِنْهُ فَلَا يَرَى إِلَّا مَا قَدَّمَ، ثُمَّ يَنْظُرُ بَيْنَ يَدَيْهِ فَلَا يَرَى إِلَّا النَّارَ تِلْقَاءَ وَجْهِهِ، فَاتَّقُوا النَّارَ وَلَوْ بِشِقِّ تَمْرَةٍ

“Nuk ka asnjë prej jush, përveçse Allahu do t’i flasë Ditën e Kiametit, pa pasur mes tij dhe Tij ndonjë përkthyes. Ai do të shikojë në të djathtën e vet dhe nuk do të shohë tjetër veçse veprat që ka bërë; pastaj do të shikojë në të majtën e vet dhe nuk do të shohë tjetër veçse veprat që ka bërë; pastaj do të shikojë përpara vetes dhe nuk do të shohë tjetër veçse Zjarrin përballë fytyrës së tij. Prandaj ruajuni nga Zjarri, qoftë edhe me gjysmën e një hurme.” (Transmeton Buhariu)

Pra hadithi na bën të qartë edhe njëherë se shpëtimi është edhe me vepra të vogla, por të sinqerta – një hurmë e ndarë më dysh, ose një fjalë e mirë, mund të bëhet mburojë nga zjarri. Për atë është mirë ta bëjmë traditë që për çdo ditë qoftë edhe një frang të japim sadaka (lëmoshë), nuk është patjetër për çdo ditë ta dërgosh dikund një frang mirëpo bëre një kuti të veçantë në shtëpinë tënde dhe çdo ditë kush mundet nga anëtarët e familjes le të futë sa të mundet në atë kasë për çdo ditë pastaj pas një kohe të caktuar hape shpërndaji ato para tek nevojtarët dhe do ti shohësh se si do të mbulojnë mirësitë e Allahut ë Madhëruar ty dhe familjen tënde.

Lusim Allahun e Madhëruar të na mundësoi neve, fëmijëve tonë dhe mbarë besimtarëve musliman të japim sa më shumë sadaka (lëmoshë) dhe ta bëj Allahu i Madhëruar atë shpëtim për ne nga zjarri i xhehenemit. Amin

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
86000

Character Limit 400