Aktuale
Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun
Qetësimi i zemrës arrihet me shikimin e argumentit
BismiLahirrahmanirrahim
Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas alejhi selam, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin!
Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Qetësimi i zemrës arrihet me shikimin e argumentit.
Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, që të njohim Allahun e Madhëruar mirë, ta kemi besimin e pastër, të fortë, të paluhatshëm dhe që reflekton në sjelljet dhe raportet që i kemi në jetën tonë, ajo arrihet duke shikuar, analizuar dhe medituar argumentet.
Shembull më të mirë për këtë e kemi rastin e Ibrahimit alejhi selam kur ka kërkuar të shoh se si Allahu i Madhëruar i ringjall krijesat e Tija, që të jetë më i bindur në besimin e tij.
Për këtë tregim Allahu i Madhëruar thotë:
وَإِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ رَبِّ أَرِنِي كَيْفَ تُحْيِي الْمَوْتَىٰ ۖ قَالَ أَوَلَمْ تُؤْمِن ۖ قَالَ بَلَىٰ وَلَٰكِن لِّيَطْمَئِنَّ قَلْبِي ۖ قَالَ فَخُذْ أَرْبَعَةً مِّنَ الطَّيْرِ فَصُرْهُنَّ إِلَيْكَ ثُمَّ اجْعَلْ عَلَىٰ كُلِّ جَبَلٍ مِّنْهُنَّ جُزْءًا ثُمَّ ادْعُهُنَّ يَأْتِينَكَ سَعْيًا ۚ وَاعْلَمْ أَنَّ اللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ
Kujto edhe Ibrahimin kur ai tha: “Zoti im! Më shfaq mua se si Ti i ngjall të vdekurit.” Allahu iu përgjigj: “A nuk beson?” Ibrahimi i tha: “Po, besoj, por dua të më qetësohet zemra (e të kem besim të fortë).” Allahu i tha: “Zgjidh katër zogj, pastaj ndilli drejt teje (pastaj theri ata) dhe vendosi copa-copa në çdo kodër, e pastaj thirri ata dhe (ata) do të lëshohen me shpejtësi drejt teje. Dhe dije se Allahu është i Gjithëfuqishëm, më i Urti Gjithëgjykues.” (Kuran 2, 260)
Pra ajeti na bën të qartë se Ibrahimi alejhi selam besonte me besim të plotë në fuqinë e Allahut të Madhëruar që Ai i ringjall krijesat e tij por dëshironte që me dije, fakte, dhe argumente të jetë në thellësinë më të thellë i bindur në çështjet e fesë së tij, që pastaj ta ndjej kënaqësinë më të madhe në adhurimin e Allahut të Madhëruar.
Këtë "dyshim" të Ibrahimit alejhi selam e porosiste në mënyrë direkte edhe Muhamedi alejhi selam ku thoshte:
نَحْنُ أَحَقُّ بِالشَّكِّ مِنْ إِبْرَاهِيمَ إِذْ قَالَ {رَبِّ أَرِنِي كَيْفَ تُحْيِي الْمَوْتَى قَالَ أَوَ لَمْ تُؤْمِنْ قَالَ بَلَى وَلَكِنْ لِيَطْمَئِنَّ قَلْبِي.
“Ne kemi më shumë të drejta që të dyshojmë sesa Ibrahimi a.s, kur ka thënë: O Zoti im! Tregomë si i ngjall të vdekurit! -Zoti i tha: A nuk beson? – Besoj iu përgjigj Ibrahimi, por dëshirojë të më qetësohet zemra.” (Transmeton Muslimi)
Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na jep besim dhe bindje të thella të ndërtuara mbi dije dhe argumente. Amiin!
Hoxhë Azir Aziri
Qendra Kulturore Islame IKRE Thun