Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Të folurit mirë dhe keq për të vdekurin

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
02 maj 2025

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Të folurit mirë dhe keq për të vdekurin.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, besimtarët musliman duhet të jetojnë mbi parimin e vëllazërisë muslimane ashtu siç i porosit Allahu i Madhëruar dhe Muhamedi alejhi selam. Ky parim që të jetë i plotë është e kërkuar që ne të ua duam vëllezërve tanë musliman atë që e duam për veten tonë, përndryshe nëse nuk edukohemi deri në këtë masë besimi jonë nuk është i plotë.

Nga çshtjet që kanë të bëjnë me vëllazërinë muslimane, padyshim është edhe çështja e ruajtjes së nderit të muslimanit, duke e kursyer atë nga mëkatet që realizohen me gjuhën tonë sikurse: përgojimi, shpifja, spiunazhi dhe të ngjashme.

Prekja e nderit të muslimanit me gjuhën tonë, është nga mëkatet e neveritshme nëse ai vëlla është gjallë, ndërsa prekja e nderit të muslimanit nëse është i vdekur është edhe më e neveritshme, nga shkaku se nga i gjalli mundesh ti kërkosh falje ose ta shpaguash dëmin, ndërsa nga i vdekuri diçka e tillë është e pamundur dhe ngelet ta shpaguash atë me veprat tuaja të mira në botën tjetër, për atë të kujdesemi që të vdekurit ti përmendim vetëm për gjërat e tyre pozitive dhe të mira se ajo ju ndihmon atyre, dhe në asnjë mënyrë mos të ua përmendim të vdekurve veprat e tyre negative dhe të këqija sepse kjo i ngarkon ato edhe më shumë.

Në lidhje me këtë Pejgamberi alejhi selam ka thënë:

سَمِعْتُ أَنَسَ بْنَ مَالِكٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ، يَقُولُ: مَرُّوا بِجَنَازَةٍ، فَأَثْنَوْا عَلَيْهَا خَيْرًا، فَقَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: وَجَبَتْ ثُمَّ مَرُّوا بِأُخْرَى فَأَثْنَوْا عَلَيْهَا شَرًّا، فَقَالَ: وَجَبَتْ فَقَالَ عُمَرُ بْنُ الخَطَّابِ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ: مَا وَجَبَتْ؟ قَالَ: هَذَا أَثْنَيْتُمْ عَلَيْهِ خَيْرًا، فَوَجَبَتْ لَهُ الجَنَّةُ، وَهَذَا أَثْنَيْتُمْ عَلَيْهِ شَرًّا، فَوَجَبَتْ لَهُ النَّارُ، أَنْتُمْ شُهَدَاءُ اللَّهِ فِي الأَرْضِ

E kam dëgjuar Enes bin Malik Allahu qoftë i kënaqur me të duke thënë: “Kaloi një kortezh me një xhenaze dhe njerëzit e lavdëruan të ndjerin.” Pejgamberi a.s. tha: “U vendos për të.” Pastaj kaloi një kortezh me një tjetër xhenaze dhe njerëzit folën keq për të vdekurin. Pejgamberi a.s. tha: “U vendos për të.” Umeri r.a. e pyeti të Dërguarin e Allahut a.s.: “Çfarë u vendos?” Ai a.s. u përgjigj: “Për këtë ju folët mirë dhe e lavdëruat, kështu që për të u vendos (u pohua Xheneti), ndërsa për atë tjetrin ju folët keq, kështu që edhe për të u vendos (u pohua) Zjarri. Ju njerëz jeni dëshmitarët e Allahut në tokë.” (Transmeton Buhariu)

Pra hadithi edhe një herë na bëni të qartë se përmendja e veprave të mira të të vdekurit atë e ndihmon të hyjë në xhenet sepse dëshmia e sa më shumë besimtarëve pë të mirë ati i shtohen të mirat, ndërsa përmendja e veprave të liga atë e ngarkon sepse dëshmia e keqe për të, aty ia shton të këqijat, edhe pse çdo njërin Allahu i Madhëruar do ta vlerësojë në bazë të veprave tija, cilin do ai e falë atë me mëshirën e tij dhe cilin do ai e dënon me drejtësinë e tij.

Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta ti mëshiroi të vdekurit tonë, të gjallit tonë ti forcoi në rrugën e tij, si dhe të na ndihmoi ti kursejmë vëllezërit tonë nga gjuha jonë qofshin ato të gjallë apo të vdekur. Amin

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
98081

Character Limit 400