Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Zgjedhje që Allahu e begaton

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
06 shk 2026

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin.

Vëllezër të dashur besimtar dhe motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Zgjedhje që Allahu e begaton.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, në hutben e kaluar mësuam se islami i nxit të rinjtë për martesë me kohë, duke i nxitur poashtu në të njëjtën kohë të mësojnë, punojnë dhe të bëjnë karrierë.

Islami nxit për martesë sepse ajo është nga çështjet më të rëndësishme, nga e cila varet lumturia e njeriut në këtë botë. Pra, lumturia e burrit varet nga gruaja e tij, po ashtu edhe lumturia e gruas varet nga burri i saj. Nëse gruaja e ka një burrë të mirë, do të jetë e lumtur në këtë botë, edhe burri nëse e ka një grua të mirë, edhe ai do të jetë i lumtur.

Pejgamberi alejhi selam thotë:

أَرْبَعٌ مِنَ السَّعَادَةِ: الْمَرْأَةُ الصَّالِحَةُ، وَالْمَسْكَنُ الْوَاسِعُ، وَالْجَارُ الصَّالِحُ، وَالْمَرْكَبُ الْهَنِيءُ.

“Katër gjëra janë prej lumturisë: gruaja e mirë (e devotshme), banesa e gjerë, fqinji i mirë, dhe mjeti i rehatshëm i udhëtimit.” (Transmeton Ibn Hibani)

Martesa përveç që është e rëndësishme për lumturinë në këtë botë, ajo është e rëndësishme edhe për vetë fetarinë e burrit dhe gruas. Pra, një grua e mirë ia plotëson gjysmën e fesë burrit të saj, poashtu edhe një burrë i mirë ia plotëson gruas së tij gjysmën e fesë.

Pejgamberi alejhi selam thotë:

مَنْ رَزَقَهُ اللَّهُ امْرَأَةً صَالِحَةً فَقَدْ أَعَانَهُ عَلَى شَطْرِ دِينِهِ، فَلْيَتَّقِ اللَّهَ فِي الشَّطْرِ الْبَاقِي.

“Atij që Allahu i dhuron një grua të mirë (të devotshme), ia ka lehtësuar gjysmën e fesë së tij; le ta ketë frikë Allahun në gjysmën e mbetur.” (Transmeton Taberaniu)

Pra, pasi që Islami na nxit të martohemi me kohë, sepse martesa qenka nga çështjet shumë të rëndësishme, ai i mëson edhe femrat muslimane kur të martohen se si zgjedhin burrat e tyre.

Pejgamberi alejhi selam thotë:

إِذَا جَاءَكُمْ مَنْ تَرْضَوْنَ دِينَهُ وَخُلُقَهُ، فَأَنْكِحُوهُ، إِلَّا تَفْعَلُوهُ تَكُنْ فِتْنَةٌ فِي الْأَرْضِ وَفَسَادٌ كَبِيرٌ.

“Kur t’ju vijë (për martesë) ai me fenë dhe moralin e të cilit jeni të kënaqur, martojeni atë. Nëse nuk e bëni këtë, do të ketë sprovë në tokë dhe prishje të madhe.” (Transmeton Tirmidhiu)

Pra, ky hadith na mëson se baza e një martese të mirë janë feja dhe morali. Kur këto lihen pas dore dhe zëvendësohen me pasuri, famë ose pamje, martesa humb vlerën e saj dhe shoqëria përballet me probleme. Prandaj, duhet t’i kthehemi mësimit të të Dërguarit të Allahut alejhi selam dhe ta vendosim fenë dhe sjelljen e mirë para çdo gjëje tjetër, sepse aty gjendet bereqeti dhe qetësia e vërtetë.

Lusim Allahun e Madhëruar që t’i martojë të rinjtë tanë dhe gjithë botën muslimane me bashkëshortë të mirë dhe të devotshëm. Ndërsa të martuarve, Allahu i Madhëruar le t’i begatojë martesat e tyre me lumturi, durim dhe dashuri.

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
88289

Character Limit 400