Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Zgjedhje që Allahu e begaton-pjesa e dytë

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
27 mar 2026

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Zgjedhje që Allahu e begaton-pjesa e dytë

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, në dy hutbet e kaluara mësuam për nxitjen e Islamit për martesën e të rinjve, rëndësinë e martesës për jetën e kësaj bote dhe botës tjetër, si dhe parimet e zgjedhjes së femrës burrin e saj, ndërsa sot, InshaAllah, do të shohim edhe parimet e zgjedhjes së burrit gruan e tij, që të jenë të bekuar si çift dhe si individ. Islami i mëson edhe meshkujt se si t’i zgjedhin gratë e tyre.

Këtë çështje Pejgamberi alejhi selam e sqaron duke thënë:

تُنْكَحُ الْمَرْأَةُ لِأَرْبَعٍ: لِمَالِهَا، وَلِحَسَبِهَا، وَجَمَالِهَا، وَلِدِينِهَا، فَاظْفَرْ بِذَاتِ الدِّينِ، تَرِبَتْ يَدَاكَ.

“Gruaja martohet për katër gjëra: për pasurinë e saj, për prejardhjen (familjen) e saj, për bukurinë e saj dhe për fenë e saj. Prandaj zgjidh atë që ka fe (devotshmëri), të lumshin duart.” (Buhariu dhe Muslimi)

Pejgamberi alejhi selam na sqaron se besimtari, kur ta zgjedhë gruan e tij, duhet ta shohë edhe pasurinë e saj, sepse nëse ajo ka pasuri, ndikon që të kenë një jetë më të lehtë me burrin dhe fëmijët e tyre. Mirëpo, në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë pasuria e gruas vendimtare për martesën, sepse Allahu i Madhëruar është Ai që e jep dhe e shton pasurinë. Sidomos, Allahu i Madhëruar e shton atë pas martesës, çështje të cilën Allahu i Madhëruar e premton në Kuranin Famëlartë.

Pejgamberi alejhi selam na sqaron se besimtari, kur ta zgjedhë gruan e tij, duhet ta shohë edhe prejardhjen familjare të saj, sepse familja, nëpërmjet gjeneve dhe edukimit familjar, ndikon në sjelljen e vet gruas dhe të fëmijëve që, InshaAllahu, do të furnizohen çiftit të ri.

Pejgamberi alejhi selam na sqaron se besimtari, kur ta zgjedhë gruan e tij, duhet ta shohë edhe bukurinë e saj, sepse ajo është e rëndësishme për një martesë të suksesshme. Mirëpo, bukuria nuk duhet të jetë parimi kryesor për zgjedhjen e gruas. Po ashtu, me këtë Pejgamberi alejhi selam na thotë edhe se bukuria që kërkohet nga gruaja duhet të jetë brenda kufijve të saj dhe jo të kërkohen “të pikura nga qielli”, siç thotë populli, por të kërkohet bukuri e arsyeshme.

Pejgamberi alejhi selam na sqaron se besimtari, kur ta zgjedhë gruan e tij, duhet ta shohë dhe t’i japë përparësi fesë, dhe ajo të jetë parimi kryesor në zgjedhjen e gruas, sepse zgjedhja e gruas me fe sjell lumturinë e të dy jetëve: të kësaj bote dhe të ahiretit.

Lusim Allahun e Madhëruar, me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta, t’i martojë të rinjtë dhe të rejat tona dhe t’u japë atyre martesë të suksesshme, ndërsa të martuarve t’u japë dashuri, mëshirë dhe begati në martesën dhe familjet e tyre. Amin.

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
52912

Character Limit 400